Prej dy ditësh në qeli, i vetmi vizitor për pilotin vrasës është avokati: Iu shkatërrua jeta

schedule16:55 - 19 Qershor, 2021

schedule 16:55 - 19 Qershor, 2021

I izoluar me avokatin e tij të vetmin vizitor, Babis Anagnostopoulos  kaloi ditën e dytë në qeli. Piloti 32-vjeçar u takua me Alexandros Papaioannidis , i vetmi avokat që e përfaqëson.

Pikërisht me anë të Papaioannidis, ai bëri deklaratën e tij të parë për mediat duke thënë se ishte i shqetësuar për vajzën e vogël Lidia.

“Jam i shkatërruar dhe çdo gjë që e bëra, e bëra duke pasur vajzën në mendje.”

Avokati është shprehur për mediat se klienti i tij tashmë praktikisht iu shkatërrua jeta. Po ashtu, është zbuluar se një faktor tjetër që shtoi dyshimet e hetuesve se Anagnostopoulos mund të ishte vrasësi i Caroline, ishte dëshmia e mjekes që e ekzaminoi pas “grabitjes”.

Ajo kishte dalë në përfundimin se, ndryshe nga sa pretendonte, Babis nuk i kishte humbur ndjenjat për dy orë.

“Humbja e vetëdijes tek një person për arsye të tilla si frika, hipoglikemia ose mbytja e përkohshme, zgjat zakonisht 10 minuta dhe në asnjë rast dy orë” thotë në dëshminë e saj mjekia.

“Në çdo rast një i ri i shëndetshëm nuk mund të humbasë ndjenjat për dy orë. Lëndimet e tij trupore ishin shumë të lehta “. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!