Prej ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

schedule11:28 - 3 Shtator, 2023

schedule 11:28 - 3 Shtator, 2023

TIRANË- Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme.

Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.

Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton se mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.

Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat, për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!