Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Prej ditësh në gjendje kritike në spital, Mitropoliti i Korçës dhe Amantias vizitojnë Kryepeshkopin Janullatos në Athinë

schedule15:27 - 21 Janar, 2025

schedule 15:27 - 21 Janar, 2025

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, vizituan këtë të martë kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës, ku ndodhet i shtruar prej datës 3 Janar.

“Hirësitë e tyre u takuan me znj. Anastasia Kotanidu, Doktoreshë e Pneumonologjisë dhe Drejtore e Njësisë së Terapisë Intensive të spitalit, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë për ecurinë e Fortlumturisë, si dhe falënderim dhe mirënjohje për gjithë kujdesin dhe dashurinë e treguar për të. Njëherësh, përcollën lutjet e mbarë popullit shqiptar orthodhoks për Kryepiskopin Anastas por edhe për stafin mjekësor, që me integritet dhe profesionalizëm vazhdojnë përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.

U takuan në Spital edhe me Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepiskopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.



Me rastin e qëndrimit në Athinë, Kryepriftërinjtë e Kishës sonë kryen vizitë edhe tek Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Imzot Jeronimi, i cili që në ditët e para vizitoi në spital Kryepiskopin Anastas, dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e shëndetit të tij. I shprehën mirënjohje dhe për të gjithë dashurinë e grigjës së Kishës së Greqisë për Kryepiskopin Anastas, të shprehur nëpërmjet lutjeve të tyre të vazhdueshme.”, thuhet në njoftim./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!