Prej ditësh e sëmurë duke pritur tamponin, bashkëshortja e Feim Ibrahimit: Mund të isha në Sharrë

schedule22:49 - 18 Korrik, 2020

schedule 22:49 - 18 Korrik, 2020

Bashkëshortja e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi ka ndarë në llogarinë e saj një “link” të lajmit të arrestimit të 14 mjekëve për korrupsion me tamponët. Në postimin e saj, Vera Ibrahimi shkruan se lajmi edhe mund të jetë i vërtetë, kjo pasi, shton ajo, ka një javë që pret e sëmurë që t’i bëhet tamponi për koronavirusin.

“Sot është e shtunë dhe unë pres e sëmurë dhe e izoluar në krevat,” shkruan Ibrahimi.

Në përfundim të postimit të saj, ajo shton po ashtu se “mund të ishte edhe në Sharrë”.

Lexo edhe: “Bashkëshortja e Feim Ibrahimit me temperaturë”, mjeku: Zemërgurë, kush është kriteri për t’i bërë tamponin?

Postimi i plotë:

“Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre…. ??”

Kujtojmë këtu se më herët rastin e bashkëshortes së Feim Ibrahimit e ka denoncuar edhe Petrit Vargu mjek në QSUT.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruante më herët gjatë ditës se bashkëshortja e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, ka shfaqur temperaturë prej ditësh, por askush nuk po ia bën tamponin.

Statusi i Petrit Vargut:

“Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh,avokatesh,inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.

Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur,qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?

Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!