Prej disa ditësh, moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka munguar në ekran. Gjendja e saj shëndetësore ka bërë që mos të jetë pjesë e emisionit “Për’puthen”.
Ndërkohë, ditën e sotme Bora ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se është infektuar për herë të dytë me virus dhe tashmë ndodhet në shtëpi, duke marrë mjekimin që i nevojitet.
“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, thotë moderatorja, ndërsa mamaja i futet në dhomë për t’i sjellë antibiotikët./abcnews.al