Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës e pagëzoi me emrin Hana.
Brunilda ka ndarë shpesh foto pranë së voglës në rrjete sociale, duke treguar se ajo i ka ndryshuar jetën. Ndërsa sot janë bërë plot 7 muaj që nga ardhja e Hanës në jetë dhe moderatorja ka publikuar një foto të plotë të saj, por pa i zbuluar portretin.
“7 muaj dashuri e pastër, Hana”, ka shkruar Brunilda krahas fotos së vogëlushes, e cila ka mbuluar fytyrën me duar./abcnews.al