Prej 5 ditësh asnjë shenjë nga bashkëshortja, 59-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

schedule13:06 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:06 - 1 Korrik, 2022

Një 49-vjeçare është larguar nga banesa në Lushnjë dhe nuk është kthyer prej datës 26 qershor.

Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka bërë denoncimin për humbjen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Njoftimi i policisë:

Në datën 30.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 59 vjeç, banues në Thanë, Lushnjë, se është larguar nga banesa që prej datës 26.06.2022 dhe nuk është kthyer më, bashkëjetuesja e tij, shtetasja L. Sh., 49 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e 49-vjeçares./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!