Prej 3 vitesh “bodyguard” i Luca Tonit, shqiptari tregon marrëdhënien me futbollistin: Ia kam të gjitha kodet e shtëpisë

schedule10:30 - 13 Mars, 2023

schedule 10:30 - 13 Mars, 2023

Kristina dhe Shpëtim Mara janë babë e bijë dhe kanë një marrëdhënie si shok e shoqe. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë folur më shumë për marrëdhënie e tyre, veçanërisht tani që shkojnë edhe në palestër së bashku.

“Gjithmonë me babin kam qene e hapur se atë edukatë më ka dhënë edhe babi, që kështu nuk e kam problem të flas me të. Unë kam edhe dy motra më të vogla, 14 dhe 8 vjeçe. Unë jam më e madhja. Kur shikojnë babin, nuk guxon njëri të më ngacmojë.

Në palëstër shkoj më shumë për t’i dhënë kuroja, se duhet dikush, nuk bëhet vetëm. Është shumë keq ta bësh vetëm. Kështu që duhet dikush për të dhënë kurajo, për t’i bërë ushtrimet sa më mirë”, tha Kristina.

Ndërkohë, Shpëtimi foli edhe për vështirësitë që ka kaluar në fillimet e tija në Itali dhe deri në këto momente që punon si bodyguard i futbollistit të njohur, Luca Toni.

Unë i kam të treja njësoj, po kjo është më e madhja, më rri pak më afër. Unë jetoj në Itali prej 21 vitesh, ndërsa fëmijët kanë 13 vjet. Jemi përshtatur shumë mirë. I kam bërë të gjitha punët, nga puna e parë që bëjnë shqiptarët kudo ku shkojnë që është murator se është e para ajo. Edhe nuk e kam as për lavdërim dhe as për ulje se puna është gjithmonë nder. Nga murator kam shkuar nëpër lokale dhe salla bingo, ku bëja si siguresat. Pastaj para 3 vjetësh më bëri kërkesën për të punuar për Luca Tonin, jam bodyguard i tij.

Është një person jashtëzakonisht i mirë, kam një raport shumë të mirë jo vetëm me te, por me të gjithë familjen. Nuk kemi raport siç unë jam unë bodyguard i tij dhe ai është një person i famshëm, por kam një raport më shumë se shok. Unë hyj dhe dal te shtëpia e tij, kam të gjitha kodet e shtëpisë së tij, që vë alarmin, të gjitha. Kur ikën me pushime me Sardenja, më merr me vete. Unë bëj punën dhe jam dhe fans i tij”, tregoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!