Banorët e fshatit Spiten në Njësine Administrative Zejmen në Bashkinë Lezhë vazhdojnë të kenë te përmbytura tokat e tyre së bashku me to edhe të mbjellat. Ata thonë se permbytjet ndodhin vec kur bie shi dhe nuk mund te fajesohet vetem moti por duhen nderhyrje reale dhe jo pastrime siperfaqsore. Per ta kanalet kulluese vazhdojnë të jenë problem por ndikoi edhe mos funksionimi me ore te gjata i hidrovorit te Tales gjate kohes se rreshjeve intensive.
“Nuk vjen kush për të na parë se ccfarë na ka ndodhur në këtë situatë. Dëmi është i pallogaritur se janë 5 dylym ullinj në ujë. Llogarite sa e ka koston një ulli për tu blerë dhe për tu vjelur, edhe për të shkuar në 4-vjeccar. Janë hapur kanale dhe uji në vend se të kalojë 400 metra, shkon 1 km e gjysmë me dal në kanalin kryesor”, tha njëri nga banorët.
Në këtë zonë situata vijon prej 3 ditësh dhe niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm duke krijuar veshtirësi për këta banorë./abcnews.al