Këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina që u arrestua dy ditë më parë me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës, teksa po tentonte që të hynte në Shqipëri është shtatzënë. Morina, e cila ka dy vajza u arrestua, pasi iu gjetën dy pistoleta me 23 fishekë. Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy persona të tjerë.
Lexo edhe: Fjolla Morina tregon kush ia dha pistoletën që u kap në Kukës
Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. Këngëtarja pritet të dalë të martën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. db/Abcnews.al