Prej 3 ditësh Dibra e izoluar nga bora, zona pa energji elektrike

schedule10:30 - 24 Mars, 2021

schedule 10:30 - 24 Mars, 2021

Në disa zona në Dibër situata vijon të jetë problematike për shkak të përkeqësimit të motit.

Ndërsa janë bërë tri ditë pas rënies së borës, zona të tëra në Dibër janë të izoluara, dhe pa energji elektrike.

Njësitë administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Kala e Dodës në Dibër janë ende të bllokuara.

Sot pas 72 orësh, edhe zonat për rreth qytetit janë pa energji elektrike.  Njësitë administrative Melan, Luzni, Arras, Zall Dardhë, Reç, Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë kanë më shumë se 72 orë pa energji elektrike.

Situatë e vështirë është edhe në Bulqizë ku vijojnë të jenë të bllokuara dhe pa energji elektrike njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan dhe Martanesh.

Banorët janë vënë në ndihmë të punonjësve të OSHE dhe po rregullojnë shtyllat e rrëzuara dhe telat e këputur nga pesha e borës. Ndërkohë OSHE ka çuar grupet në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë, por ende nuk kanë mundur ta kthejnë plotësisht.

/abcnews.al/