Prej 16 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 43 vjeçarit në Lumin Drin

schedule13:52 - 11 Janar, 2022

schedule 13:52 - 11 Janar, 2022

Kanë kaluar 16 ditë na zhdukja e 43 vjeçarit dibran Tofik Xhika dhe akoma nuk ka asnjë shenje për gjendjen e trupit të tij në lumin Drin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se këtë të martë janë rikthyer në kërkime 1 njësi të polumbarëve të forcave speciale RENEA.

Polumbarët kanë kryer zhytje dhe kërkime nga mëngjesi i sotëm duke sfiduar edhe kushtet e pafavorshme të motit.

Temperaturat shumë të ulëta dhe era e fortë nuk janë në favorin e tyre,por kërkimet vazhdojnë në ujërat “brisk” të Drinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!