Toni është një emigrant shqiptar në Itali, i cili ka 15 vite që nuk rri një ditë me familjen e tij. Kjo pasi prindërit dhe motra ndodhen në Suedi, ndërsa ai dhe vëllai në shtetin italian. Mirëpo, këtë herë ata e kanë thyer këtë rutinë, pasi e kanë surprizuar të atin për ditëlindje dhe ky moment është bërë viral në rrjet.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Toni ka treguar emocionet e atij momenti dhe të gjitha detajet e surprizës.
“Në fakt nuk e priste, sepse ideja ishte e vëllait, më mori mua në telefon dhe më tha në datën 17 ka ditëlindjen babai, do shkojmë t’i bëjmë një surprizë. Nuk e mendova as një herë dhe as dy herë dhe i thash direkt po, organizova punët tona se jemi direkt në punë dhe direkt bëra biletat dhe erdhi data që u nisëm. Ishte një udhëtim i gjatë, po ai përqafimi i babit ishte ajo ç’lodhja jonë.
Kur po shkonin te shtëpia e motrës, mamaja i kishte thënë që djemtë nuk të morën as në telefon për të bërë urimin. Ndërsa ai i kishte thënë që nuk ka problem, rëndësi ka të jenë mirë fëmijët e mi. Kur u fut brenda nuk e priste se ishte e organizuar gjithçka në mënyrë perfekte.
Unë jetoj në Bolonja, kurse vëllai tjetër në Milano. Babai ishte në shtëpinë e tij në Suedi. Ne kemi shkuar nga Italia në Suedi.
Në këto 15 vite nuk na kishte ndodhur që të qendronim 24 orë bashkë sepse babi ka biznesin e vete, edhe mami është në punë. Do të ishte vetëm me një nga fëmijët, se ne jemi larg”, u shpreh ai./abcnews.al