Skuadrat e shpëtimit në Kinë kanë shpëtuar katër minatorë që kishim mbetur të bllokuar në minierë prej 14 ditësh tashmë. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi shtetëror, ndërsa të paktën shtatë të tjerë, që besohet se janë ende gjallë, ndodhen akoma të bllokuar.
Siç transmetuan mediat, minatori i parë që u shpëtua dukej në gjendje të rënduar. Skuadrat e shpëtimit e mbështollën burrin që mezi qëndronte i ndërgjegjshëm, me një batanije përpara se ta çonin në spital me ambulancë.
Më vonë, transmetuesi bëri të ditur më tej u nxorën edhe tre minatorë të tjerë nga një seksion tjetër i minierës, duke përfshirë një që ishte plagosur.
Njëzet e dy minatorë mbetën të bllokuar në minierën Hushan nga shpërthimi i 10 janarit në Qixia, një rajon i madh prodhues ari nën administrimin e Yantai në provincën bregdetare Shandong. s.b/abcnews.al/