Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë së fundmi dhe thur elozhe për sulmuesin Karim Benzema. Ky i fundit është përjashtuar nga kombëtarja franceze me polemika, ndërkohë që ka pasur edhe thumbime mes tij dhe kreut të federatës.
Le Graët, në intervistën e dhënë është shprehur se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierë për Benzema. “Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Realin dhe e kam uruar Zinedine Zidane, që është trajneri i tij. Benzema është një nga lojtarët më të mirë sot.
A është më i miri? Nuk më takon mua ta gjykoj, sepse nuk i kam parë të gjitha ndeshjet. Për mendimin tim ai pati sezonin më të mirë në karrierë”, është shprehur Noël Le Graët, ndërkohë që ka reaguar edhe Benzema.
Në llogarinë e tij në Twitter, sulmuesi i Real Madrid ka shpërndarë intervistën e kreut të FFF dhe me ironi shkruan: “Preferoj të qesh me të”. / abcnews.al
Je préfère en rire ??? https://t.co/2tO3w54ztC
— Karim Benzema (@Benzema) July 24, 2020