Prefekti i Dibrës tregon situatën e rrugëve: Lura e bllokuar nga bora

schedule11:32 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:32 - 15 Shkurt, 2021

Prefekti i Dibrës Nexbedin Shehu ka folur për ABC në lidhje me situatën e rrugëve në qarkun e Dibrës. Ai tha se në akset nacionale është hedhur kripë ndërsa theksoi se vijon të qëndrojë e mbyllur rruga e Steblevës për shkak të prezencës së madhe të borës. Ai shtoi se Lura akoma nuk aksesohet nga Peshkopia por fatmirësisht sipas tij nuk ka pasur emergjenca shëndetësore.

“Situata ka përmirësim. Akset nacionale janë me kripë. Kemi të pahapur rrugën e Steblevës, rreth 15 Km. Ka pasur prani mbi 1 metër dorë. Në segmentin Skuraj-Peshkopi ka prani akulli. Njësitë, pra bashkitë kanë shërbyer dhe po punojnë për hapjen e rrugëve. Përjashtim bën Lura që akoma nuk aksesohet nga Peshkopia.

Fatmirësisht nuk kemi pasur emergjenca shëndetësore. Sot që po flasim kemi Lurën pa drita. Me kontraktorët jemi në kontakt. Në përgjithësi kanë punuar dhe i kanë zbatuar kontratat. Edhe parmbrëmë kur ishte furtunë e madhe. Disa makina bllokuan rrugën dhe ngelën në rrugë. Kanë qenë gati rreth 10-15 qytetarë.

Momentalisht atje po shërbehet me kripë. Bashkitë po punojnë dhe shpresoj që deri nesër në fund të ditës të shkojnë makina deri në fshatra. I bëj thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet. Kam një thirrje për drejtuesit e mjeteve. Mjetet e rënda të mos dalin se bëhen pengesë. Asnjë makinë të mos dalë pa zinxhirë sepse pavarësisht se është hapur rruga ngrica krijojnë mundësi për aksidente”, tha ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!