Portieri i Slavia Prague, Ondrej Kolar, bëri një ndeshje të shkëlqyer në takimin kundër Barcelonës. Numri një i ekipit çek arriti të ndalojë me radhë yjet e Barcelonës, duke i siguruar ekipit të tij një rezultat historik, 0-0 në “Camp Nou”. Pas ndeshjes, Kolar nxori zbuluar yjet e Barcelonës, duke treguar prapaskenat në tunel:
TAKIMI ME TER STEGEN – “Ai po priste për mua në tunel. Më ndaloi dhe më tha që nuk kishte parë një paraqitje të tillë të një portieri prej kohësh dhe se ishte kënaqësi të më shikonte të luaja mirë me këmbë. Ai priti për mua pas ndeshjes, që e konsideroj një vlerësim të madh. Të dëgjosh fjalë të mira nga një portier aq i mirë, ishte emocionuese. Ishte një eksperiencë e mahnitshme, por disa nga lojtarët e tjerë…”
LARGIMI I LOJTARËVE – “Messi dhe të tjerët thjesht u larguan. Disa prej tyre as na shtrënguan duart. Ishte e trishtueshme. Të gjithë prisnim t;i takonim këta lojtarë të mëdhenj, donim edhe të shkëmbenim fanellat, por ata nuk kishin një sjellje të mirë”.
NDESHJA – “Unë jetoj për futbollin, të luash në një stadium si ky është diçka e madhe për mua. Të gjithë e prisnim me padurim, ishte ëndrra e të gjithë djemve. Dhe të bësh një ndeshje aq të mirë atje? E mrekullueshme. Të mos lejosh një ekip të tillë që të shënojë nuk i ndodh kujtdo. Jemi ekipi i parë në një periudhë të gjatë që nuk pësojmë. Të gjithë e dinë që Barcelona është një fabrikë golash. I rezistuam disa momenteve të frikshme, por është për të ardhur keq që nuk shënuar. Ndjeja sikur mund të fitonim”, ka deklaruar portieri i Slavaia Prague për iDNES.cz. /abcnews.al