Raheem Sterling është futbollisti anglez më në formë i momentit. Sulmuesi i Manchester City ka kaluar dy sezone të shkëlqyera, duke shënuar 48 gola në të gjitha kompeticionet. Edhe pse një lojtar anësor dhe shtatshkurtër, Sterling ka treguar se është një goleador.
Pep Guardiola i ka kërkuar klubit të Manchester City që të rinovojnë sa më shpejt kontratën me 24-vjeçarin, për të cilin nuk kanë munguar ofertat. Madje, gjatë merkatos së verës, drejtuesit e Real Madrid kanë takuar agjentët e Sterling dhe ka pasur një marrëveshje “gentleman”.
Sipas asaj që raportohet nga Alex Kay, gazetar pranë klubit të Manchester City, Sterling i ka premtuar drejtuesve të Real Madrid se një ditë do të luajë për “Los Blancos”, por nuk dëshiron që të krijojë konflikt me Manchester City. Në rast se Real Madrid arrin të bindë Cityn, Sterling me shumë gjasa do të transferohet në Madrid gjatë 12 muajve të ardhshëm./abcnews.al