Merkato e janarit që sapo lamë pas pati shumë transferime të bujshme, por dhe kalime që “ngecën”, për shkak të pagave të ulta që ofronin klubet apo mospranimi i lojtarëve për “aventura” të reja.
Së fundmit, mediat italiane kanë zbuluar disa prapaskena të reja të merkatos. Më konkretisht, bëhet fjalë për “shtyllën” e mesfushës marokene, Sofyan Amrabat, i cili kishte disa oferta por zgjodhi t’i refuzonte të gjitha për Barcelonën.
Në bazë të asaj çka raportojnë mediat, Manchester United dhe Chelsea kontaktuan me klubin e Fiorentinës, me “violët” që ishin dakord me ofertën, por ishte lojtari ai refuzoi kalimin në Premier League.
Kujtojmë se, “dëshira” e vetme e Amrabat është Barcelona, me “katalanasit” që tentuan në periudhën e fundit të merkatos, por pa sukses e tanimë pritet merkatoja e verës, ku pritet një kalim i mundshëm i marokenit te “blaugranat”. /i.m /abcnews.al