Prapaskenat e merkatos/ Al-Ahli kërkonte kartonin e Vinicius, braziliani refuzoi kalimin në Arabinë Saudite

schedule19:36 - 13 Shtator, 2024

schedule 19:36 - 13 Shtator, 2024

Të paktën paraja nuk arriti ta mundte pasionin këtë herë.

Presidenti i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Al-Ahli, Khaled Al-Issa ka konfirmuar në një intervistë se në merkaton e verës ata u përpoqën të nënshkruanin me “yllin” brazilian Vinicius Junior, pasi Allan Saint-Maximin u transferua te Fenerbahce.

Duke pasur parasysh refuzimin e anësorit brazilian për t’u larguar nga “Galaktikët” e Real Madrid, klubi saudit zgjodhi opsionin e Ivan Toney, transferim, i cili në fund u realizua me sukses, por sërish objektivi kryesor i sauditëve mbetej “pistoni” i krahut të majtë.

“Ne kishim dëshirën për të sjellë Vinicius, por gjatë negociatave, pala e brazilianit refuzoi”,- tha Al-Issa gjatë intervistës.

Ndërkaq, kutjojmë se “ylli” i “Los Blancos” është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë” në këtë viti futbollistik, aty ku suksesi i Real Madrid në UEFA Champions Leagu, duket se është “guri” që do të bëjë diferencën”, sikurse goli kundër “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, në finalen e madhe. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!