Prapaskena te Chelsea, Tuchel dhe Granovskaia “sherr” për Jules Kounde

schedule12:52 - 21 Gusht, 2021

schedule 12:52 - 21 Gusht, 2021

Jules Kounde fut në “sherr” trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, dhe drejtoreshën, Marina Granovskaia.

Tekniku gjerman ka ndryshuar mendje dhe nuk dëshiron që futbollisti i Sevilla të transferohet te kampionët e Europës.

Granovskaia e ka ndarë mendjen dhe po tenton ta blejë Kounde, i cili vlerësohet me 90 milion euro nga klubi spanjoll.

Tuchel nga ana tjetër është impresionuar nga një talent i akademisë, mbrojtësi Trevoh Chalobah, të cilit dëshiron t’i japë hapësira dhe ta fitojnë si lojtar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!