Prapaskena para derbit londinez, dy futbollistë u kapën në grushte

schedule16:53 - 15 Janar, 2021

schedule 16:53 - 15 Janar, 2021

Crystal Palace barazoi një ditë më parë me Arsenalin në transfertë, ndërkohë që Daily Mail zbulon një prapaskenë të ndodhur. Ditën e mërkurë ka pasur një sherr që është ndërprerë pas ndërhyrjes së futbollistë.

Luka Milivojevic, kapiteni i skuadrës, është përplasur me sulmuesin belg, Michy Batshuayi. Mes lojtarëve pati tension gjatë një ushtrimi me topin. Një gjuajtje e gabuar e topit nuk u prit mirë nga mbrojtësi.

Ai gjuajti më pas me top drejt Batshuayi dhe mes tyre plasi sherri, që u shua më pas nga ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës. Në një moment Milivojevic ka përfunduar i shtrirë në tokë. Asnjë masë e marrë për ta, pasi kapiteni ishte titullar dje kundër Arsenali, kurse sulmuesi në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!