Erling Haaland nuk po rresht së surprizuari dhe vazhdon të konfirmohet si një goleador i madh. Shumë klube kanë pasur mundësinë për të bërë të tyrin sulmuesin e Dortmund dhe është e sigurt që janë penduar. Një ndër to është edhe Barcelona.
Mundo Deportivo raporton se kampionët e Spanjës e monitoruan për rreth 15 ndeshje sezonin e kaluar 19-vjeçarin norvegjez. Drejtuesit e klubit katalanas po mendonin të merrnin një sulmues të ri për ta rritur dhe për të zëvendësuar Luis Suarez më vonë. Haaland ishte zgjedhja e Barcelonës dhe skautë të klubit katalanas e monitoruan gjatë kohës që ishte pjesë e Molde në Norvegji.
Pas 15 ndeshjesh studim, u arrit në përfundimin për të mos investuar te Haaland. Shkaku? Erling cilësohej si një sulmues i dobët teknikisht dhe jo i fortë sa duhet për një klub si Barcelona. Një vlerësim i gabuar, pasi gjiganti viking po konfirmohet nga ndeshja në ndeshje si një bomber i frikshëm. /abcnews.al