Willian është pjesë e Chelsea prej gushtit të vitit 2013 dhe ndihet për mrekulli në Londër. Anësori ofensiv nga Brazili është dashuruar me kryeqytetin anglez dhe së fundi ka marrë nënshtetësinë britanike. Në një prononcim për Goal, 31-vjeçari i premton dashuri të përjetshëm “Bluve të Londrës”.
“Luaj prej më shumë se gjashtë vitesh me Chelsea dhe mund të them me ndershmërinë më të madhe se jam shumë i lumtur këtu. Nëse do t’i kërkoni gruas time për t’u larguar nga Londra, ajo do të refuzonte. Të njëjtën gjë do të thonin edhe vajzat e mia.
Brazili është shtëpia jonë, kultura jonë dhe kënaqemi sa herë kthehemi atje për pushime, por Londra është shtëpia jonë e dytë. Kam superuar testin për të marrë nënshtetësinë angleze. Kishte shumë pyetje nga historia e vendit, ishte shumë test i vështirë.
Disa pyetje ishin kaq të ndërlikuara sa edhe disa prej miqve e mi angleze nuk i dinë. Në dy tentativat e para nuk ia dola, në të tretën po. Tani jam një nënshtetas britanik dhe dua të qëndroj në Londër. Dua që edhe fëmijët e mi të rriten këtu“, përfundon Willian. /abcnews.al