Prapaskena e verës, Coman: Isha pranë largimit, askush si Bayerni në Evropë

schedule20:13 - 7 Shkurt, 2021

schedule 20:13 - 7 Shkurt, 2021

Kingsley Coman e mendoi largimin nga Bayern Munchen verën e kaluar. Francezi fitoi gjithçka me bavarezët sezonin e kaluar, teksa ishte ai që i dhuroi ekipit Champions League pas golit ndaj PSG në finalen e madhe.

24-vjeçari flet hapur në një prononcim për Telefoot, teksa siguron dhe qetëson tifozët. Kontratë ka deri në verën e vitit 2023 dhe Coman ndihet për mrekulli te rekordmenët e Gjermanisë.

Verën e kaluar mund të largohesha nga Bayern Munchen. Filloi të më kalonte nëpër kokë ideja e provimit të një aventure të re, por situata aktuale është komplet ndryshe.

Ndihem shumë mirë, po luaj shumë dhe kam një raport fantastik me trajnerin Flick. Kam edhe dy vite kontratë me Bayern Munchen.

Jam pjesë e skuadrës më të mirë të Evropës. Për momentin, nuk kam asnjë arsye për të menduar largimin nga këtu“, deklaroi sulmuesi i krahut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!