Ansu Fati ësht një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës. Sulmuesi 18-vjeçar e filloi shumë mirë këtë sezon, realizoi 5 gola (4 në kampionat dhe 1 në Champions League), por qëndron jashtë fushave prej datës 8 nëntor për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Klubi katalanas beson shumë tek aftësitë e adoleshentit, i cili pritet të rikthehet në fushë ditët e para të muajit mars. Një ofertë e bujshme erdhi te Barcelona verën e kaluar, por drejtuesit e klubit, edhe pse në vështirësi financiare, e refuzuan atë.
Mundo Deportivo raporton se një klub i njohur ofroi 150 milion euro për kartonin e Ansu Fati. Një shumë e konsiderueshme, sidomos duke llogaritur momentin e vështirë ekonomik, por Barcelona nuk u mendua dy herë dhe vendosi të mos heqë dorë nga shërbimet e lojtarit të talentuar. /abcnews.al