Lautaro Martinez ka qenë shtylla kurrizore e Interit prej vitesh tashmë, por një sfond i veçantë merkatoje është shfaqur pikërisht në kuadër të ndeshjes së Champions League kundër Atletico Madrid.
Sipas “Corriere dello Sport” dhe konfirmimit nga ana e Ausilios, argjentinasi ishte një lojtar i “Colchoneros” përpara se të vishej zikaltër.
Ishte dhjetor i vitit 2017 dhe ish-sulmuesi i Racing tashmë kishte kryer vizitat mjekësore me klubin spanjoll. Por gjithçka dështoi për shkak të rinovimit me skuadrën e Amerikës së Jugut dhe një rritje të klauzolës së largimit, e zgjidhur më pas nga ndërhyrja e Piero Ausilios, drejtorit sportiv të Interit./h.ll/abcnews.al