Jose Mourinho ka luajtur futboll deri në moshën 24-vjeçare. Portugezi i famshëm aktivizohej në rolin e mesfushorit, por mori vendimin e fortë të tërhiqej shpejt dhe nisi të studionte për t’u bërë trajner, profesion në të cilin Zoti kishte vendosur ta mbushte me talent.
Vitet e fundit si futbollist i kaloi te Comércio e Indústria dhe një ditë u kthye në ëngjëllin mbrojtës për një shok të skuadrës. Ishte viti 1986 dhe The Sun sjell historinë fantastike të trajnerit të Tottenham në librin: “Mourinho: Çfarë fshihet pas Special One”.
Makina e një shoku të tij shpërtheu papritmas në parkingun e qendrës stërvitore dhe mori flakë. Mourinho veproi shpejt, u tregua i guximshëm dhe nxori shokun e tij të trullosur jashtë makinës, përpara se zjarri t’i merrte jetën.
Futbollisti e ka pranuar se Jose i shpëtoi jetën, ndërsa Fernando Lage, president i Comércio e Indústria në ato vite, e cilëson si një gjest heroik veprimin e ish-lojtarit të tij. Jo më kot Jose Mpurinho quhet Special One… /abcnews.al