Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, ashtu si finalet e mëdha.
Katalanasja Sport tregon se si dy yjet e futbollit mund të kishin luajtur në të njëjtën skuadër. Portugezi u transferua nga Manchester United te Real Madrid në vitin 2009 për shumën e 94 milion eurove. Për pak fare mund të kishte përfunduar te Barcelona.
Trajneri legjendar i United, Sir Alex Ferguson kishte një akord me “Los Blancos”. Roman Calderon dha dorëheqjen nga presidenca e Realit në janar dhe akordi u rrezikua. Në klubin e famshëm ishin në dilemë për të shpenzuar kaq para për CR7.
Disa deklarata nga kampi spanjoll nuk i pëlqyen dhe e acaruan Ferguson, i cili ishte gati të prishte akordin e arritur. Në të njëjtën kohë, agjenti Mendes filloi të marrë parasysh ofertat e Barcelonës dhe Manchester City. Futja e katalanasve në garë alarmoi Realin.
“Nuk do të fitojmë asgjë për 10 vitet e ardhshme nëse Ronaldo shkon te Barcelona”, u shpreh Jose Angel Sanchez, CEO i klubit Merengues. Reali u bind dhe Ferguson dhe “ok”-in për kalimin e Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”. Pjesa tjetër është histori… /abcnews.al