Paul Pogba së fundmi është kryefjala e gazetave angleze përsa i përket merkatos. Mino Raiola, agjenti i tij e ka bërë të qartë se francezi kërkon të largohet nga Manchester United, teksa nuk përjashtohen zhvillime konkrete në janar.
Mediet angleze së fundmi raportojnë një prapaskenë të bujshme. Juventus e ka tentuar Pogba në verë dhe në “pjatë” ka vënë shkëmbimin me Miralem Pjanic dhe Douglas Costa.
Manchester United në fund nuk e ka pranuar këtë propozim dhe ka vendosur të mbajë Pogba, që nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”. Sa për Pjanic e Costa, boshnjaku kaloi te Barcelona si shkëmbim me Arthur, ndërsa braziliani u huazua te Bayern Munich. /abcnews.al