Prapaskena: Allegri kishte firmosur me Real Madrid, Juve i prishi mendjen

schedule12:58 - 31 Mars, 2022

schedule 12:58 - 31 Mars, 2022

Massimiliano Allegri kishte mbyllur gjithçka me Real Madrid, por telefonata e Juventusit e bëri të ndryshonte mendje për të dytën herë. “E kam thënë dhe e përsëris: këtë vit kisha firmosur një marrëveshje me Realin e Madridit.

Pastaj në mëngjes mora në telefon presidentin dhe i thashë që nuk do të shkoja në Spanjë sepse kisha zgjedhur Juventusin. Më falënderoi. A kisha dyshime? Jo, që kur më telefonoi Juventusi në maj nuk kisha asnjë dyshim”, ka treguar Allegri në intervistën e dhënë për “GQ Italia”.

“Në anën profesionale do të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi: Milan, Juventus, Real. Në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam i kënaqur dhe krenar që kam stërvitur për katër vite Milanin dhe tani jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi.

Realit i kam thënë jo 2 herë. Herën e parë kur isha në fazë rinovimi me Juventusin. Atëherë i thashë presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën time Andrea Agnellit”, është shprehur Allegri mes të tjerash. / abcnews.al