Spanja po përjeton një nga valët më të mëdha të të nxehtit, duke regjistruar ditën e djeshme temperaturën 38.8 gradë Celsius.
Në qytetin e Kordobës në jug të Spanjës, termometri shënoi në 38.8 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik të vendit, i cili kishte parashikuar një valë të nxehti prej 40 gradësh në vend disa ditë më parë.
Autoritetet në Spanjë kanë dhënë alarmin për valën e të nxehtit për zjarre të mundshme në pyje pasi rreth 540,000 hektarë janë djegur tashmë këtë vit.
Large parts of Spain and Portugal are gripped by heat and drought.
Cordoba airport set a new April temperature record for mainland Spain of 38.8°C on Thursday, says @AEMET_Esp#StateofClimate #ClimateChange pic.twitter.com/npsgbdOr00— World Meteorological Organization (@WMO) April 28, 2023
Spanja kishte regjistruar tashmë në vitin 2022 verën më të nxehtë që nga mbajtja e të dhënave meteorologjike në vend, me ekspertët që fajësuan ndryshimin e klimës për valën e pazakontë të të nxehtit, e cila erdhi pas një thatësire të zgjatur.
Temperaturat e larta kaq herët këtë vit kanë rritur frikën se ky nuk është më një fenomen sezonal por një realiteti i ri tashmë.
/abcnews.al