Pranvera që nuk erdhi kurrë dhe efektet e saj

schedule11:56 - 26 Qershor, 2023

schedule 11:56 - 26 Qershor, 2023

Për shtetet veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara, maji i kaluar solli të gjitha karakteristikat e verës.

Temperaturat shkuan deri në 32 gradë Celsius në disa vende. Pati zjarre dhe thatësira, shkrirje të hershme të akullit në male, dhe përmbytje në zonat më të ulëta.

“Pranvera është jashtëzakonisht e paqëndrueshme, por këtë vit tranzicioni ishte më i shpejtë se zakonisht,” vëren Nick Bond, një klimatolog i shtetit të Uashingtonit.

Kjo paqëndrueshmëri pritet të intensifikohet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Pas fillimit të çuditshëm të vitit 2023, vëren ai, komuniteti shkencor “tani e vlerëson, më shumë se më parë, që pranvera vlen”. Pa të, mjaftueshmëria e ujit, ekosistemet, bujqësia, shëndeti i njerëzve dhe kafshëve ndër të tjera janë të destabilizuara.

Efektet mbi natyrën dhe njeriun

Si pasojë e mungesës së Pranverës u intensifikua rreziku i zjarreve dhe thatësirave.

Përveç kësaj, thonë ekspertët, trupi i njeriut nuk është gati për një nxehtësi të tillë të parakohshme. Në një cikël normal sezonal, në kohën kur temperaturat arrijnë kulmin, trupi ka kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur. Që do të thotë se 32 gradë mund të jetë e rrezikshme në maj, por jo në gusht. Në mënyrë indikative, autoritetet lokale raportojnë se vala e të nxehtit në mes të majit çoi në të paktën 160 raste të reja në spital lidhur me temperaturat e larta, një numër tridhjetë herë më i lartë se zakonisht për sezonin.

Megjithatë, përveç njerëzve, edhe kafshët e kanë të vështirë t’i përgjigjen këtyre ndryshimeve të temperaturës. Zogjtë dhe insektet thjesht po bëjnë një fillim të ri, disa zgjohen nga gjumi letragjik më herjet, disa migrojnë, disa ndërtojnë fole, gjë që i bën ata jashtëzakonisht të prekshëm ndaj luhatjeve të temperaturës, por edhe ndaj ndryshimeve të përgjithshme.

Përfituesit e vetëm të mundshëm të zgjatjes së verës janë disa fermerë, vëren Mark Pavek, një agronom në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit.

Natyrisht, “Humbja e Pranverës”, dhe e stinëve të tjera, nuk është vetëm një fenomen amerikan. Kriza klimatike ka kontribuar në zgjatjen e disa stinëve dhe tkurrjen e të tjerave, ndërkohë që vitet e fundit vapa, thatësira dhe zjarret duket se janë intensifikuar në shumë rajone të planetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!