Pranvera për shenjat e Horoskopit/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë për muajin mars

schedule09:02 - 4 Mars, 2025

schedule 09:02 - 4 Mars, 2025

Astrologu Jorgo Pulla në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin marsin.

Njihuni me surprizat në fushën e ekonomisë, dashurisë dhe projekteve për çdo shenjë.

Dashi

Emocionalisht po përpiqeni të afroheni më shumë me personin që ju intereson, ndërsa në fazën aktuale ju intereson të jeni të dobishëm për njerëzit që kanë nevojë dhe kjo periudhë sjell mundësi në jetën tuaj emocionale. Por kini kujdes për disa gjëra joserioze gjatë fundjavës! Nga e mërkura në të premte keni mundësi të rëndësishme për të shlyer borxhet dhe detyrimet financiare, por nëse ndani portofolin me një person tjetër duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Demi

Fokusoni tek vetja dhe ekonomia, kjo është motoja. Duhet të kenë pak kujdes se çfarë thonë dhe ku e thonë. Mund të kenë mundësi në aplikime, edhe pse Afërdita në retrogradë në shenjën e dashit, mbyllin çështje të së shkuarës. Një lidhje e vjetër rikthehet përsëri…

Binjakët

Çështje ekuilibri mes të tjerëve sidomos në role drejtuese, është motoja. Ka shumë gjëra që përfitojnë nga të tretët. Është kohë që kërkon vëmendje në punë dhe ekonomi. Edhe pse do kenë ndryshime në punë, pas datës 12 është mundësi shumë e mirë. Duhet të jenë të durueshëm. Në cështje shpirtërore, disa lidhje problematike që kanë pasur, duket se rifillojnë nga e para dhe gjërat rregullohen.

Gaforrja

Ana tjetër e medaljes ku fitimi është tani. Ju keni miq, shokë që kanë pasur shumë probleme me punën e tyre dhe vjen momenti në lidhje me bizneset është shumë i mirë.

Disa çështje që kishin mbetur pezull rikthehen në plan të parë. Kanë mundësi të arta sepse kanë guximin dhe arrijnë aty ku ata duan. Në lidhje me dashurinë edhe pse kanë debate, e zgjidhin pas datës 15 është më mirë për ta.

Luanët

Kapërcejnë çdo pengesë sepse është muaji i vendimeve të mëdha, ekonomi, udhëtime të rëndësishme dhe përfitime nga një pasuri e paluajtshme. Cështjet e dashurisë dhe mundësisë pas eklipsit hënor pas datës 14 gjërat do jenë më mirë.

Virgjëresha

Perspektiva të reja në financa, këtë muaj kanë zgjidhje, në punë apo disa borxhe të vjetra mbyllen. Është koha e zhvillimeve dhe mbyllen çështje të së shkuarës.

Beqarët kanë mundësi, dhe kanë një moment të mirë, për 10-diteshin e dyte eklipsi hënor ka një rëndësi të madhe dhe ndikojnë shumë lidhjet që bëhet apo disa problematika që kanë pasur më parë i zgjidhin tani.

Peshoret

Rishqyrtoni të gjitha çështjet që keni dhe zgjidhini tani sepse shumë gjëra do ndodhin. E drejta do triumfojë, edhe pse do kenë tension në punë, do të fitojnë. Një kujdes të vecantë duhet të kenë ato të 10 ditëshit të parë. Vazhdimësia do të jetë pozitive. Sa për dashurinë është një periudhë e artë për nisma të reja. Pra mund të shkojnë në martesë.

Akrepët

Meqenëse luajnë rol të rëndësishme në anën ekonomike financiare dhe kanë ndryshime të mëdha është një moment fantastik për të zgjidhur gjërat e tyre. Do të bëjnë pak vëmendje nga një lidhje e vjetër që rikthehet, nëse nuk janë gati mos të nxitohen.

Shigjetarët

Marsi i këtij viti i gjen me emocione, ngjallen çështje romantike. Në fushën e biznesit, është një mundësi e artë për këta sepse do të marrin vendime të rëndësishme në fushën e karrierës.

Bricjapët

Muaji i shitblerjeve, vendosni sot që të arrini nesër, është motoja. Kanë shumë arsye për t’u gëzuar pasi kanë pasur shumë probleme dhe tani mundohen të jenë korrekt me veten e tyre. Dhe tani e fitojnë vetveten e tyre. Udhëtimet apo dokumentacionet kanë mundësi për t’i marrë.

Ujorët

Çdo gjë zgjidheni me dialog është motoja. Një ndryshim i madh, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos nxitohen. Marrja e vendimeve të rëndësishme pas datës 17. Në fushën e dashurisë kanë pasur shumë probleme, por zgjidhen këtë muaj.

Peshqit

Në fushën e dashurisë, një njohje kthehet në lidhje serioze. Një çështje pune e re, një burim të ardhurash të dytë. Dhe do të kenë fat. Tani është momenti për të rikuperuar cështjet problematike, është koha e artë për ta. Në dashuri është koha e tyre për të parë se çfarë do të bëjnë në vijimësi. Pas datës 20 do ketë mundësi të arta për ta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!