Kapshticë mesditën e kësaj të enjtjeje janë futur në atdhe 8 qytetarët shqiptare të cilët ishin të bllokuar në tokën neutrale.
Burime për Abc News bëjnë me dije se shqiptarët e mbetur në kufi janë lejuar që të futen në atdhe, pasi kanë pranuar të karantinohen në ambjentet e hotelit.
Tetë shqiptarëve që kishin mbërritur në kufi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtjej, po u kryen procedurat dhe kontrolli mjekësor, dhe më pas do të transportohen drejt hotelit.
Ndërkohë qytetarët do ti paguajnë vetë shpenzimet e transportit dhe të hotelit.
Ndërkohë qytetarët në fillim kanë kërkuar që të shkojnë në banesat e tyre pasi nuk kishin mundësi që të paguanin hotelin, por një gjë të tillë nuk është lejuar nga policia kufitare.
Gjithashtu burime zyrtare për Abc News bëjnë me dije ndër të tjera se çdo orë vijnë qytetarë të cilët duan të futen në atdhe./abcnews.al