Nexhmedin Abazi një ndër mjekët që pranoi në urgjencë të mbijetuarit nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetova ka folur ditën e sotme për mediat. Mjeku ka bërë të ditur se për momentin në spitalin ku ai punon janë duke u trajtuar 50-60 pacientë me koronavirus dhe 9 pacientë që mundën t’i shpëtonin zjarrit.
Gjendja e pacientëve pas zjarrit, sipas Abazit në fillim ishte shumë e rëndë por me ndërhyrjen e ekipeve mjekësore është e qëndrueshme për momentin.
“Të gjitha ekipet kanë reaguar menjëherë, si ata që ishin në kujdestari, mjekët e ndihmës së shpejtë si dhe mjekë tjerë që sapo e kanë marrë lajmin për zjarrin kanë ardh te spitali”, deklaroi mjeku. /abcnews.al/

