Gjykata miraton arrestimin e Astrit Keçit për ekstradim

schedule10:43 - 14 Maj, 2018

schedule 10:43 - 14 Maj, 2018

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke miratuar arrestimin e përkohshëm të shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi ne Itali.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar Astrit Keçin  në 9 Shkurt 2016 me 30 vjet burgim, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike”.

Por ky dënim është dhënë në mungesë, pasi Keçi kishte mundur të largohej ilegalisht nga Italia më herët.

Pasi u njoh me akuzën, trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura caktoi masën arrest me burg me qëllim ekstradimi.

49-vjecari Astrit Keçi u arrestua nga policia tre ditë me pare ne Shijak për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!