Prangosen 5 persona në Tiranë/Sekuestrohen 90 kg kanabis

schedule14:25 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:25 - 2 Dhjetor, 2017

Një operacion antidrogë i koduar “Mjegulla” ka zbuluar 90 kilogramë kanabis sativa duke vënë në pranga pesë persona. Gjithashtu u sekuestruan katër automjete, ndërsa shitja e lëndës narkotike kryhej në zonën e Kamzës, Paskuqanit e në Babrru.

Ky është momenti prangosjes nga policia e Tiranës së Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba në rrugën “Kastriotët”, pasi në automjetet e tyre, u gjetën 90 kiligram kanabis.

Efektivët e antidrogës, kishin rënë në gjurmët e prangosurve, edhe ishin nën vëzhgim prej një muaji.

Ndërkohë policia publikoi edhe zonat ku të arrestuarit tregtonin lëndën narkotike, konkretisht në Kamzës, Paskuqan e Babrru.

Në vijim të operacionit “Mjergulla” u kapën edhe dy persona të tjerë, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami.

Sipas policisë Tiranës, aksioni pritet të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, ku dyshohet se të prangosurit kishin bazën e tyre për shpërndjarje të lëndës narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!