Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prangat, të fundit…/ Avokati: Masa ‘arrest në burg’ e përdorur rëndom nga gjykatat shqiptare, nuk është normale!

schedule19:36 - 12 Prill, 2026

schedule 19:36 - 12 Prill, 2026

Avokati Florian Bonjaku në një intervistë në “NewsRoom” në ABC News ka komentuar vendimin lidhur me masat e sigurisë, duke theksuar se gjykatat duhet të mbështeten në prova konkrete dhe analiza të detajuara përpara se të vendosin për kufizimin e lirisë.

Gjatë intervistës, Bonjaku u shpreh se vendimi përcakton qartë standardet për “dyshimin e arsyeshëm”, duke kërkuar që ai të bazohet në disa prova dhe jo në vlerësime të përgjithshme.

Gjithashtu ai kritikoi praktikën aktuale, duke theksuar se masa e sigurisë “arrest në burg” është përdorur në mënyrë të zakonshme nga gjykatat shqiptare, një qasje që sipas tij nuk është në përputhje me standardet ligjore dhe ndërkombëtare.



“Vendimi unifikues, ndërsa bën disa përcaktimeve se kush duhet të jetë dyshimi i arsyeshëm, vendimi thekson se duhet të ketë disa prova. Vendimi ka disa pika dhe thotë që është detyrë e gjykatës të përcaktojë masën e sigurimit dhe rrezikshmëria e veprës penale edh caktimin e masës së sigurisë. Dhe vendimi thotë që rreziku i ikjes, mund të dalë edhe nga rrezikshmëria e masës, pra një masë e rëndë gati e detyrueshme kur vepra penale është e lartë. Po ashtu thekson se gjykatat mund të japin masë të ndryshme kur mbrojtja vërteton që masa të tjera mund të jenë të pranishme dhe duhet të jenë të pranishme. Po ashtu gjykata e Strasburgut nuk e lidh dhënien ose jo të masave të sigurimit, me prurjen ose jo të masave të mbrojtjes. Pra jurisprudenca e gjykatës së Strasburgut thotë se gjykatat duhet të analizojnë se përse masat e tjera të sigurimit, nuk vlejnë për t’u dhënë me rastin. Këto tre elementë kanë çuar kryetarin e gjykatës së lartë që të kërkojnë këtë trajtim të çështjes. Po ashtu është theksuar se masa e sigurisë arrest në burg është përdorur në mënyrë të zakonshme, të rëndomtë nga gjykatat shqiptare dhe kjo nuk është normale”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!