Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë dhe Shkodër, pasi janë arrestuar në flagrancë për veprën penale drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
“ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. F., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-V. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-M. L., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”
/ abcnews.al

