Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga të riut në Shkodër, dyshohet se ushtron veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit

schedule16:51 - 23 Shkurt, 2025

schedule 16:51 - 23 Shkurt, 2025

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33 vjeçar pasi dyshohet se ushtron veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit, i është gjetur edhe një dorezë metalike përforcues grushti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti dhe dyshohet se ushtron dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit (baste sportive).”, njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!