Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga për vrasjen e Endri Mustafës, 26-vjeçarit në burg për kanabisin, vëllai: S’ka lidhje as me vrasjen as me drogën

schedule10:34 - 20 Maj, 2021

schedule 10:34 - 20 Maj, 2021

Gjykata e shkalles se parë në Shkodër jep arrest me burg për shtetasi Edison Arrazi i cili u arrestua nga policia pas ekzekutimit të Endri Mustafës në lagjen Guerrile.

ABC mëson se pavarësisht arrestimit të tij nga policia në aksionin për vrasjen e Endri Mustafës, Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gram cannabis sativa që u gjet në një magazinë.

Në procesverbalin e arrestimit të policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëllai i të arrestuari, duke hedhur poshtë si akuzën për përfshirjen në vrasjen e Endri Mustafës por edhe atë të posedimit të drogës.

Vëllai i Edison Arrazi, Ergys Arrazi: Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.

Por çfarë deklaronte policia për aksionin e kryer pas vrasjes së Endi Mustafës?

Policia shpalli në kërkim 28-vjeçari Ibrahim Liçi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Endri Mustafës. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Liçin kanë vrarë me armë zjarri të riun.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe 26-vjeçari Edison Arazi, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!