Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, në Savona të Italisë me akuzën e trafikut të drogës.
Mediat italiane bëjnë të ditur se të rinjtë me iniciale B.E. dhe L.A., të dy të moshës 22 vjeç, u arrestuan mbrëmë.
Shqiptarët u arrestuan ndërsa ishin duke lëvizur me një makinë me shpejtësi të ulët, e cila tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë
Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit iu gjetën dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur. /abcnews.al