Pranga 6 gardianëve në burgun e Peqinit

schedule12:56 - 7 Qershor, 2019

schedule 12:56 - 7 Qershor, 2019

Gjashtë gardianë të burgut të Peqinit janë vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. 6 policët janë arrestuar për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve nga ambjete e vuajtes së dënimit për në Gjykatën e rrethit Gjyqësorë Elbasan  kanë mbajtur me vete telefona celularë dhe vlera monetare, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.  Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas  kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. 6 policët e Institucionit të  i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin janë të gjithë me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit .

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë

Më datë 06.06.2019, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

– Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

/abcnews.al