Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga 24 vjeçarit në Kukës/ U kap në flagrancë me kanabis dhe kokainë

schedule17:14 - 24 Janar, 2025

schedule 17:14 - 24 Janar, 2025

Një shtetas 24 vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMË”, me drejtues një shtetas 24 vjeçar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!