Pranë dakordësisë për Kosovën? PS dhe PD pa konsensus për rezolutën, por mund të arrihet para seancës

schedule15:10 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:10 - 11 Tetor, 2023

Gazetarja Esiona Konomi ka zbuluar se çfarë pritet të ndodh nesër gjatë seancës parlamentare. Ajo raporton se do të jenë pesë orë debat të ndara në 160 minuta për PS dhe 75 minuta për grupin zyrtar të demokratëve dhe 25 minuta për Berishën dhe deputetë të tjerë që janë jashtë burimeve parlamentare.

Më e rëndësishmja është të votohet një rezolutë të përbashkët dhe në këtë kontekt duhet të theksojmë që nuk ka një konsesus me PS dhe Gazment Bardhit.

Madje, janë ngarkuar për ta arritur deri nesër në seancën plenare, Mimi Kodheli nga ana e PS dhe Tomorr Alizoti nga ana e PD, si kryetari dhe nënkryetarja e një komisioni për politikën e jashtme.

Praktikisht PS ka sjellë një rezolutë tjetër, ndërsa Gazment Bardhi ka sjellë një rezolutë që është një ‘copy paste’, e asaj çfarë Kuvendi i Kosovës ka miratuar, edhe sipas PD-së duhet të jemi njësoj si Kosova në këtë drejtim, por PS thotë se Shqipëria është vend anëtar në NATO dhe duhet të mbaj një gjuhë më të ekuilibruar dhe duke mos pranuar një rezolutë, ku ka drejtpërdrejt të shkruar se shteti serbi ka organizuar sulmin terrorist më 24 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!