Pragë, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, Andrej Babis

schedule10:45 - 24 Qershor, 2019

schedule 10:45 - 24 Qershor, 2019

Konsiderohet si protesta më e madhe në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989, ajo në Pragë ku qindra mijëra manifestues kërkuan largimin e kryeministrit çek Andrej Babis, i akuzuar për mashtrim.

Qindra mijëra protestues janë mbledhur në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit miliarder Andrej Babiš, i hetuar për mashtrim nga prokuroria çeke si dhe për konflikt interesi në Europë. Në 5 qershor ishin 120 mijë personat që protestuan, por protesta e të dielës e nisur me iniciativë të studentëve, u transformua në një lëvizje masive, duke u bërë protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Kryeministri akuzohet se ka përvetësuar rreth 2 milion eurosh nga financimet e Bashkimit Europian, pothuajse dhjetë vjet më parë. Ai gjithashtu ka mbajtur të fshehtë faktin se është pronar i një ferme dhe i një qendre konferencash të famshme në botë. Kjo në mënyrë që struktura të përfitonte nga fondet europiane të destinuara për sipërmarrjet e vogla.

Miliarderi është nën hetim dhe në Bashkimin Europian për konflikt interesi, në lidhje me Agrofert, që e ka transferuar në dy fonde të besuara pas marrjes së postit të kryeministrit në vitin 2017. Gjithësesi sipas një raporti të përgatitur nga komisioni i Bashkimit Europian, Babis përfiton ende të ardhurat e këtij grupi, dhe atij i duhet të dorëzojë 17.5 milion euro. Kryeministri çek u shpreh se akzuat janë të pabazuara dhe kanë arsye politike. Një ditë pasi policia i kërkoi prokurorisë që ta akuzonte, ministri i drejtësisë u zëvendësua. Manifestuesit shprehen se ministrja e re është bashkëpunëtore e ngushtë e Babiš. 71 vjeçarja në parlament më parë kishte votuar kundër heqjes së imunitetit parlamentar të kryeministrit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!