Praga në protestë për shkak të krizës diplomatike me Moskën

schedule15:02 - 30 Prill, 2021

schedule 15:02 - 30 Prill, 2021

Të paktën dhjetë mijë persona u mblodhën në Pragë,  pas deklaratës së presidentit Milos Zeman, i cili tha se shërbimi sekret rus mund të mos ketë jetë përgjegjës për shpërthimin, duke kërkuar nga të gjithë të ruajnë qetësinë deri në rezultatet e një hetimi zyrtar.

Protestuesit e kanë akuzuar Zeman për bashkëpunim me Moskën në mes të një mosmarrëveshje diplomatike duke bërë që  të dyja qeveritë Çeke dhe Ruse të dëbojnë dhjetëra diplomatë.  Çekët nuk duan që qeveria e tyre të jetë e orientuar nga Rusia, por nga Europa.

Udhëheqësit çekë thanë më 17 Prill se kishin prova për pjesëmarrjen e dy agjentëve nga agjencia ushtarake e spiunazhit rus në shpërthimin e depos që vrau dy persona. Rusia i ka mohuar akuzat.

Të njëjtët  rusë u akuzuan nga autoritetet britanike në mungesë në 2018 për përpjekjet e tyre për të vrarë ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij me agjentin nervor të epokës Sovjetike Novichok në qytetin anglez të Salisbury.

Pas një jave heshtje, Zeman, i cili është i njohur për pikëpamjet pro-ruse, tha të dielën se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga gabime njerëzore dhe u kërkoi autoriteteve të hetojnë atë si mundësi.

Ministrat e qeverisë thanë se kjo nuk është e vërtetë. 26 kombet e tjera të Bashkimit Europian dhe aleatët e NATO-s shprehën solidaritetin e tyre me Republikën Çeke. Provat çuan në një krizë serioze diplomatike midis Republikës Çeke dhe Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!