Prag tragjedie në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve të mitur pas sherrit me gruan

schedule13:49 - 10 Gusht, 2022

schedule 13:49 - 10 Gusht, 2022

Vlorë – V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë është arrestuar nga policia për shkak se ka qëlluar me kallashnikov në banesë.

V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të tij dhe pas disa minutash ndjekje kanë mundur që ta arrestojnë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

./abcnews.al/