Kukësi do të luajë ndaj Slavia Sofia ditën e enjte, me datë 27 gusht, sfidë e vlefshme për raundin eliminator të Europa League. Në virgjilje të këtij takimi, Kukësi ka njoftuar për gjendjen e lojtarëve.
“Duke parë problemet e shumta që kanë hasur skuadrat në periudhën e Covid-19, skuadra ka kryer ditën e djeshme tamponët për të kontrolluar gjendjen e skuadrës.
Fatmirësisht, ekipi ka rezultuar negativ nga përgjigjet e analizave. Pavarësisht këtij lajmi shumë të mirë, ekipi do të vijojë me grumbullimin në Elbasan, për të shmangur kontaktet para ndeshjes ndaj Slavias.
Të martën, skuadra dhe stafi do të kryejnë një tjetër tampon para ndeshjes, rezultatet e të cilit do të bëhen publike të mërkurën”, shkruhet në njoftimin e Kukësit./abcnews.al